Raili i ka fillimet e veta akoma përpara se të themelohej kompania, që në vitin 1992. Fondatori i saj i ndjeri zoti Raimond Nushi inicioi këte aktivitet në mënyrë spontane dhe individuale. Duke parë nevojat e tregut të asokohe, ai udhëtonte në mënyrë të vazhdueshme midis dy vendeve Shqipëri e Itali, për të importuar nga vendi fqinj, makinat e para të kafesë.


Fito dhe investo gjithshcka – ishte moto e veprimtarise se z. Nushi - vetëm me qëllimin që iniciativa të mbahej në këmbë, në mënyrë që aktiviteti të mund të vazhdonte edhe një ditë më shumë. Ditë pas dite dhe pas përpjekjesh të shumta filluan të ravijezohen sukseset e para. Nevoja qendronte më lart se oferta. Kjo ishte mundësia qe po afrohej. Puna po vazhdonte dhe investimi i parë ishte një furgon për transportin e produkteve.
U ble toka dhe u ndërtua fillimisht një ndërtesë modeste. Në vitin 2009 u investua në një ndërtesë të re me 2000 m2 sipërfaqe që është edhe hapësira ku aktualisht kompania zhvillon aktivitetin e saj; Zyra, magazina dhe një repart për asistencen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në shitje, gjithcka e re dhe funksionale, falë iniciatives, intuites por edhe punës së palodhur të protagonistit kryesor të këtij aktiviteti i cili shkriu të gjithë energjinë mendore e fizike duke lënë pas, pikërisht në këtë kohë një “gjigand të vogël”, kompaninë RAILI shpk. Sot kjo kompani shikon përpara për të modernizuar cdo sektor me ambicjen jo vetëm të bëjë mirë aktivitetin që ka marrë përsiper por edhe të jetë lider në shkallë vendi e rajoni.










Edhe pse gama e produkteve që tregton Raili janë mbi 100,000 dhe me prejardhje nga vende të ndryshme të Europës ose edhe më larg, rrjeti dhe sistemi i bashkëpunimit lejon që kompania të përmbushë në kohë rekord cdo kërkesë. Raili ka linjë të shpejtë komunikimi me furnizuesit e markave ZANUSSI, LF Italia, Brema, Faema, Cimballi, Carpigiani, Electrolux. Transporti i pajisjeve është periodik. Për blerjen e një pajisjeje që shërben në sektoret e hotelerisë, bar apo restorant nuk ka mënyrë më të mirë dhe ekonomike sesa te urdhërosh blerjen tek Raili.
Raili prodhon pajisje profesionale dhe arredon ambjente apo vitrina per ekspozimin e produkteve si banko, tavolina pune, penisola, banko-frigor, aspiratore etj.Kompania disponon një repart mekanik ku operon një staf i specializuar teknikësh të cilët riparojnë të gjitha pajisjet e cdo lloj marke pavarësisht në se ato janë tregëtuar apo jo nga Raili. Raili ofron mundësinë që kompani të ndryshme të kontraktojnë për marrjen e asistencës në mënyrë të vazhdueshme dhe me garanci të zgjatur nga 1-3 vjet edhe për pjesët e riparuara.Kompania ka ne perberjen e saj arredator i cili shkon ne vendodhjen e klientit, ben matjet dhe paraqit nje disegno ku pershkruhen kostot, materialet dhe koha e realizimit. Me pas, ne repart realizohet projekti AD HOC sipas kerkeses se aprovuar Per te gjitha punimet Raili ofron asistence dhe sigurim ne kohe per te gjitha difektet e mundshme. Nderhyrjet jane te shpejta. Ato kryhen zakonisht menjehere ose ne nje maksimum vonese jo me shume se 24 ore. Edhe riparimet kryhen ne kohen e caktuar.


Raili shpk është kompani e autorizuar për shpërndarjen dhe tregëtimin e pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit për marka të njohura si Zanussi, LF ITalia, Brema, Faema, Cimballi, Carpigiani, Saeco, Electrolux për klientë të sektorëve hoteleri, restorante, bare dhe katering që operojnë në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedoni. Për të gjitha pajisjet e tregëtuara ofrohet garancia e plotë sipas normave të aplikuara në Bashkimin Europian dhe sipas përkatësisë së brand-it ofrohet garanci deri në një maximum prej tre vjetësh.Gjithashtu kompania disponon një repart mekanik ku operon një staf i specializuar teknikësh të cilët riparojnë të gjitha pajisjet e cdo lloj marke pavarësisht në se ato janë tregëtuar apo jo nga Raili. Raili ofron mundësinë që kompani të ndryshme të kontraktojnë për marrjen e asistencës në mënyrë të vazhdueshme dhe me garanci të zgjatur nga 1-3 vjet edhe për pjesët e riparuara Raili prodhon pajisje profesionale dhe arredon ambjente apo vitrina per ekspozimin e produkteve si banko, tavolina pune, penisola, banko-frigor, aspiratore etj.

teknologji profesionale,
rezultate reale.

Ndershmëri dhe transparencë.

Shërbime të klasit të parë.

Copyright 2025. Raili Profesional All Rights Reserved. Made and managet by Specialisti.al